Basha, arrestimi i Fullanit i shtyrë politikisht, Berisha Akt Stalinist


berishaLideri demokrat Lulzim Basha dhe ish- kryeministri Sali Berisha ndërsa prkujtonin 16 vjetorin e vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari, janë shprehur për arrestimi i Fullanit.  Basha e ka konsideruar arrestimi e governatorit Fullani si të shtyrë politikisht , ndërsa Berisha e ka konsideruar një akt Stalinist

Basha duke folur për mediat është shprehur se mbështet hetimet për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës. “Ne jemi dakord që ngjarja duhet të hetuar. Ne mbështesim hetimet që personat përgjegjës të vendoset para ligjit. Shteti ligjor garanton që askush përgjegjës mos shpëtojë dhe asnjë person i pafajshëm të mos dënohet. Është qëndrim i PD që vepra të tilla të stisur a për interes mediatik nuk mund të ndodhin pa një shtytje të fuqishme politike në përputhje me orekset e Edi Ramës për të kapur Bankën e Shqipërisë dhe për të shfryrë mllefet të shprehura me gojën e tij ku pas arrestimit të Fullanit ai u shpreh se shumica e tij do e shkarkojë”, u shpreh Basha.

Ndërsa ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se “ arrestimi i guvernatorit Fullani është një akt Stalinist, i një shteti policor, i një klike mafioze të cilën e dënoj me ashpërsinë më të madhe. Unë e di se mund të ketë qytetarë që nuk e pëlqejnë ndofta këtë deklaratë, por atyre që mund të më qortojnë i them përpara mendoni pak, si do u dukej ju të arrestoheshit pa u pyetur qoftë dhe një minutë se si e keni emrin, ju apo familjarët tuaj. Kjo s’mund të ndodh kurrë në një vend të lirë. Kjo ndodh vetëm në klika policeske, në shtete policeske. Duke thënë këtë, kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj hetimin më të plotë e më të gjithanshëm. E them këtu se mbështes një hetim të plotë transparent por nuk mund të pranoj kurrë një veprim polices të tipit Stalinist në një vend të lire”.

Po ashtu, Berisha e ka konsideruar shkarkimi e governatorit nga Bordi nul. “Guvernatori shkarkohet dhe ka procedurën ligjore, atë e bën kryeministri, i cili ka tagër ligjor për të propozuar shkarkimin ose pezullimin, ka tagër ligjor edhe Parlamenti, por kurrë Bordi. Në mungesë pa i dëgjuar asnjë fjalë, dhe me një terroriste çekiste si Ermelinda Meksi, e cila u thonte anëtarëve të Bordit ose e votoni ose unë do të dal e t’u them mediave këtë e atë, dhe tre rrethime policore përreth.  Këto janë ndodhi të cilat absolutisht skenare të viteve 70” tha Berisha.

“Së fundi, dua të informoj shqiptarët për tre gjëra. Me Ardian Fullanin s’më ka lidhur asgjë përvec punës. E ka propozuar Partia Socialiste dhe e kemi rimandatuar . Këto janë qëndrimet e mia, natyrisht këto nuk pasqyrojnë qëndrimin e PD” ka përfunduar Berisha.

Lini një koment