Fituesit e Çmimit Gjerman të Filmit LOLA


German actor Milan Peschel poses with the award for the best male role in the film "Halt auf freier Strecke" ( "Stopped on track" ) during the German Film Prize (Lola) ceremony in Berlin April 27, 2012.                     REUTERS/Fabrizio Bensch (GERMANY  - Tags: ENTERTAINMENT)

Fituesit e Çmimit Gjerman të Filmit LOLA

Drama e një të sëmuri me kancer fiton Çmimin Gjerman të Filmit LOLA. Filmi fitoi katër prej Lolave të lakmuara. Drama e filmit pasqyrohet me një stil tregimi dokumentar. Andreas Dresen shpallet regjisori më i mirë.

Për herë të tetë rreth 1.300 anëtarët e Akademisë së Filmit Gjerman votuan për fituesit e Çmimit Gjerman të Filmit LOLA . Mbrëmja gala e së shtunës (28.04.2012), ku u shpallën fituesit, u organizua në teatrin Friedrichstadt-Palast në Berlin.

Pasi juria shpalli vendimin nuk mbahej më dot njeri. “Mbajtje në mes të rrugës” qe filmi për të cilin u brohorit në mbrëmjen festive. Akademia për ndarjen e çmimit gjerman të filmit, e nderoi këtë film me “Lolën e artë” në kategorinë filmi më i mirë.

Drama e një të sëmuri me kancer  është në qendër të filmit të Andreas Dresen, i cili trajton në këtë mënyrë një temë të pakëndshme. Dhe filmi fitoi katër prej Lolave të lakmuara.

 

Milan Peschel (l-r) als Frank Lange, Mika Nilson Seidel als Mika, Steffi Kühnert als Simone Lange und Talisa Lilly Lemke als Lilli in einer Szene des Kinofilms "Halt auf freier Strecke" (undatierte Filmszene). Für seinen Film «Halt auf freier Strecke» ist Andreas Dresen mit der Goldenen Lola für die beste Regie ausgezeichnet worden. Der 48-Jährige gewann den Deutschen Filmpreis am Freitagabend bei einer Gala in Berlin. Foto: Pandora Film (zu dpa-Kinostarts vom 10.11.2011 - ACHTUNG: Verwendung nur für redaktionelle Zwecke im Zusammenhang mit der Berichterstattung über den Film und bei Urheber-Nennung)  +++(c) dpa - Bildfunk+++Pamje nga filmi ftues

Në film tregohet historia e një babai, i cili vdes nga një tumor në kokë. Drama e filmit pasqyrohet me një stil tregimi dokumentar, shumë prej roleve të vogla nuk janë interpretuar nga aktorë.

Po me çmimin “Lola e artë” Akademia nderoi në kategorinë regjisori më i mirë regjisorin e këtij filmi Andreas Dresen. Si aktori kryesor më i mirë u nderua aktori i këtij filmi Milan Peschl.

Tri çmime Lola fitoi filmi që trajton temën e neonazistëve “Luftëtarja”. Regjisori i filmit qe David Wnendt, i cili është debutant në këtë fushë. Alina Levshin u nderua si aktorja më e mirë kryesore. Përveç kësaj ky film u nderua  edhe me çmimin për skenarin më të mirë si dhe çmimin e filmit në bronz në kategorinë filmi më i mirë artistik.

Dhe regjisori Roland Emmerich pati shkak për t’u gëzuar. Filmi i tij për Shekspirin “Anonymous” nuk u prit mirë nga kritikët dhe spektatorët, kur u shfaq për herë të parë në kinema në shtatorin e vitit të kaluar, por arriti tani të fitoi gjashtë çmime.

Filmi  “Anonymous”, një produksion i madh ndërkombëtar i xhiruar në studiot në Babelsberg në afërsi të Berlin, u nderua për teknikën, por edhe për pajisjet, kostumet, maskat dhe grimin. Në filmin e Roland Emmerich “Anonymous”, pretendohet se William Shakespeare nuk ishte autor i veprave të tij. Një tezë aspak e re, por gjithmonë e debatuar ashpër.

Favoriti i mbrëmjes, regjisori Christian Petzold me filmin e tij rreth një historie nga ish RDGJ, “Barbara”, ishte nominuar për tetë kategori, por ai arriti të fitonte vetëm çmimin e argjendtë në kategorinë filmi më i mirë. Në filmin “Barbara”,e  cila tregon historinë e një mjekeje, e cila po përpiqej te largohej nga ish-RDGJ, trajtohet se deri në ç’masë kishte arritur regjimi të depërtonte dhe të kontrollonte edhe jetën intime të qytetarëve.

Çmimi Gjerman i Filmit, Lola, është çmimi gjerman më me famë në fushën e kinematografisë.

 

The Lola Film Award is presented on the red carpet before the German Film Prize (Lola) ceremony in Berlin April 27, 2012. REUTERS/Thomas Peter (GERMANY  - Tags: ENTERTAINMENT)  Trofeja e e Çmimit Gjerman të Filmit, LOLA

Që nga viti 1999 si trofe fituesve u jepet, një statujë në formë figure të stilizuar femre të veshur me shirit filmi. Statuja në stilin Art Deco, e cila mban emrin Lola, është një analogji  me rolin  e Lolës në filmin “Engjëlli Blu” të interpretuar nga Marlene Dietrich.

Çmimi Gjerman i Filmit “Lola” nuk është vetëm një çmim honorifik. Ky është çmimi gjerman i kinematografisë që shoqërohet me shpërblimin më të lartë, me me tre milionë euro. Në këtë mënyrë ai është një ndër instrumentët themelorë për nxitjen dhe promovimin e filmit gjerman.

Gjithësesi juria ndau edhe një çmim nderi: Michael Ballhaus, kameramani i suksesshëm gjerman në Hollywood u nderua për veprën mbresëlënëse të jetës së tij.

Autor: Pandeli Pani

Redaktoi: Elert Ajazaj

Rritet numri i të huajve në Gjermani


Imigrim i forcave të kualifikuara

Rritet numri i të huajve në Gjermani

Popullsia e huaj në Gjermani është rritur dukshëm në vitin 2011. Mendohet se kjo ka të bëjë me koniunkturën e mirë dhe lirinë e lëvizjes së punëmarrësve në vendet e reja anëtare të BE-së.

Rreth 6,93 milionë vetë me nënshtetësi jogjermane jetonin në fund të vitit 2011 në Gjermani, 177.300 më shumë se një vit më parë. Rritja prej 2,6 përqind është më e larta prej 15 vjetësh, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave

Pjesa më e madhe, gati 88 përqind e shifrës ka të bëjë me ardhjet më të mëdha të njerëzve nga vendet e Bashkimit Evropian. Vështrimi i studiuesve drejtohet këtu drejt Lindjes: “Shifrat e larta kanë të bëjnë me futjen vitin e kaluar në fuqi të lirisë së veprimit për vendet e reja të BE-së”, thotë Ilona Riesen nga Instituti i Ekonomisë gjermane në Këln (IW). Me përjashtim të Rumanisë dhe Bullgarisë, liria e veprimit është në fuqi për disa vende partnere të Gjermanisë. Shumë e dukshme ka qenë rritja e numrit të qytetarëve dhe qytetareve nga Polonia dhe Hungaria.

Pengesat e gjuhës në vendet në krizë

 

AzilantëAzilantë

Edhe nëse statistikat nuk japin arsyen për motivet e të huajve që vijnë në Gjermani por edhe largohen prej saj, varësia midis mundësive për punë dhe imigrim janë për studiuesit plauzibël.

Dhe ajo që bie në sy është se vërtet që kanë ardhur më shumë njerëz nga vendet e BE-së që ndodhen në krizë, por megjithatë nuk kanë ardhur aq shumë sa mendohet se duhet të vinin, duke patur parasysh mizerjen ekonomike në vendet ku janë. Eskpertja Ilona Riesen: “Mendimi im është se njerëzit nuk ikin menjëherë pas shpërthimit të krizës, pra marrin plaçkat dhe largohen nga vendi”. Ajo mendon se pengesat gjuhësore janë të mëdha për të ardhur në Gjermani. Kështu për shembull në vendet me krizës si Spanjë, Portugali ose Greqi, gjermanishtja si lëndë është në rang të dytë.

Interesim i madh për vende pune në Gjermani

 

Imigrim i forcave të kualifikuara në GjermaniImigrim i forcave të kualifikuara në Gjermani

Me këtë çështje merret edhe ekspertja e tregut të punës, Marion Rang nga Agjencia federale e punës, “Qendra për ndërmjetësimin në vendet e tjera” (ZAV).  ZAV është e specilizuar për të punëkërkuesit e kualifikuar. “Ne përqëndrohemi në punën tonë në vendet evropiane në krizë, sepse aty ka shumë krah pune që mund të na hyjë në punë neve këtu në Gjermani. Në Spanjë ka shumë inxhinierë të papunë, dhe ne në Gjermani kërkojmë inxhinierë.” Edhe në Greqi, ZAV kërkon aplikues të përshtatshëm për t`i rekrutuar për firmat gjermane. Njohuritë e gjuhës janë tema kryesore.

Autor: Michael Gessat

Ban: Të zbuten sanksionet kundër Birmanisë


Ban Ki-Moon  në Birmani

Ban: Të zbuten sanksionet kundër Birmanisë

Ban Ki Mun para Parlamentit birmanez kërkon zbutjen e mëtejshme të sanksioneve ndaj vendit aziatikojuglindor. Westerwelle takohet me presidentin Sein dhe udhëheqësen opozitare Suu Kyi.

Gjatë një vizite në Birmani të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun i ka bërë thirrje perëndimit për një zbutje të mëtejshme të sanksioneve të tij kundër vendit aziatikojuglindor të izoluar prej dekadash. Tashmë lehtësimi i tyre është mirëpritur por duhet të bëhet edhe më shumë, tha Ban në fjalën e tij para Parlamentit birmanez në kryeqytetin Naypyidaw. Fjala e tij ishte dhe paraqitja e parë e një përfaqësuesi ndërkombëtar para parlamentit birmanez.

Bota vlerëson hapjen e Birmanisë

Vendi për një kohë të gjatë është drejtuar nga një qeveri ushtarake. Viteve të fundit nën drejtimin e një qeverie formale civile me në krye ish-gjeneralin Thein Sein vendi është hapur dhe ka ndjekur një kurs reformash në drejtim të demokracisë. Edhe ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në përfundim të udhëtimit të tij në Azinë Juglindore, këtë të hënë takohet me presidentin e Birmanisë, Thein Sein.

Westerwelle und Suu Kyi  në MyanmarWesterwelle und Suu Kyi në Myanmar

Bisedimet në kryeqytetin Naypyidaw do të shërbejnë për atë që vendi të inkurajohet për hapa të mëtejshëm në drejtimin e demokracisë. Në programin e Westerwelles është planifikuar edhe një bisedë tjetër me opozitën.

Të Dielën ministri ishte takuar në qytetin port Rangun me mbajtësen e çmimit Nobel për paqe Aung San Suu Kyi, njëkohësisht politikanja më e rëndësishme opozitare e vendit. Westerwelle premtoi në mbyllje të takimit me Suu Kyin-në se Gjermania mbështet reformat në drejtim të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Autor: dpa afp/M.Kelmendi

Samiti i të rinjve për integrimin në Berlin


Kancelarja Angela Merkel në samitin e integrimit të të rinjve. Berlin, 16.04.2012

Samiti i të rinjve për integrimin në Berlin

Çfarë mund të bëjnë të rinjtë për të përmirësuar integrimin e të migrantëve? Për këtë u diskutua në samitin e tretë të integrimit të të rinjve, të organizuar nga qeveria gjermane.

Sapo kanë mbaruar guidën në kancelari dhe tani hyjnë me kureshtje në sallën e shtypit – 100 të rinj nga e gjithë Gjermania. Gjysma e tyre ka “sfond migracioni”, pjesa tjetër vjen nga “familje me rrënjë gjermane”, siç u shpreh ministrja e shtetit Maria Böhmer, e ngarkuara e qeverisë për migracionin dhe integrimin. Dy ditë të rinjtë diskutuan rreth temës integrim.

Diskutime konkrete

Gjimnazisti Johannes Zieseniß nga Niedersachsen ishte një nga të rinjtë pjesëmarrës: “Unë shpresoj që të këmbejmë ide, të marrim impulse të reja dhe që politika të na marrë seriozisht!”

Këtë premtim u jep kancelarja Angela Merkel personalisht të rinjve, të cilët e përshëndesin me duartrokitje plot respekt dhe e fotografojnë me kamerat e tyre të ngritura lart. Merkel dëshëron nga nxënësit dhe studentët vlerësime të ndershme dhe jo fjalime të bukura për integrimin e suksesshëm: “Për këtë ju lutem të jeni të hapur në diskutime dhe të mos jeni të shqetësuar që nëse thoni diçka mund të shkaktoni prishje të atmosferës. Pjesë e integrimit është e folura hapur, toleranca dhe mjaft guxim.”

Kundër heshtjes, më shumë guxim për integrimin

Kancelarja Angela Merkel në samitin e integrimit të të rinjve. Berlin, 16.04.2012Kancelarja Angela Merkel në samitin e integrimit të të rinjve. Berlin, 16.04.2012

Edhe paragjykimet duhet të diskutohen thotë Merkel dhe jep menjëherë një shembull: të rinj maturantë i kanë treguar se për shkak të emrave të tyre turq nuk janë ftuar në takime prezantimi megjithëse dëftësat e tyre ishin po aq të mira sa të shokëve të tjerë të klasës – një situatë e patolerueshme. “Flisni për këtë, vetëm kështu ecet përpara”, u bën thirrje të rinjve kancelarja Merkel.

“Fjala është argjend, heshtja është flori”, thotë një fjalë e urtë gjermane. Por këtë herë ajo nuk vlen, bën shaka kancelarja gjermane. Edhe pas samitit të integrimit të të rinjve ata duhet të shërbejnë si multiplikatorë për përcjelljen e përvojave të tyre.

Këtë e bën prej kohësh studentja e mjekësisë Umyhan Çifçi nga Marburgu, e lindur në Gjermani dhe shtetase turke. Ajo ka themeluar një shoqatë e cila sqaron të rinjtë për sistemin arsimor gjerman. Nga samiti i integrimit për të rinjtë ajo shpreson motivacion të ri për punën e saj nganjëherë të vështirë: “Të rinjve u duhet dhënë guxim! Ne duam të dalim që këtej me angazhim të plotë dhe të themi: ia vlejti, do të vazhdojmë punën!”

Secili nga 100 pjesëmarrësit ka zgjedhur një prej katër temave – arsim, medie, konflikte brezash dhe angazhim qytetar, dhe për to marrin pjesë në workshop-e, rezultatet e të cilave do të hyjnë në politikën e integrimit të qeverisë gjermane.

Objektivin kryesor e ngarkuara e qeverisë gjermane me integrimin Maria Böhmer e formulon kështu: “Të largohemi nga skepticizmi, nga refuzimi, nga afrimi me kujdes të njëri-tjetri për t’u bërë më të hapur dhe për të pasur një kulturë të vërtetë mirëseardhje.”

Këtu bën pjesë edhe gjetja e një definicioni më të bukur se sa ai “njerëz me sfond migracioni”. Ndoshta të rinjve u lindin ide për këtë, shpreson Böhmer. Gazetari Mitri Sirin, i cili moderon takimin në kancelari jep një propozim: “Si ju duket ‘Gjermanë plus’?”

Udhëheqësi i opozitës – kryeministri i ri rumun


Vota e mosbesimit rrëzoi qeverinë

Evropa

Udhëheqësi i opozitës – kryeministri i ri rumun

Pas rrëzimit të qeverisë së qendrës së djathtë në Bukuresht me anë të një vote mosbesimi të opozitës, kreu i shtetit Traian Băsescu ka emëruar socialdemokratin opozitar Victor Ponta si kryeministër të ri.

Ky vendim u bë i ditur vetëm pak orë pas votës së mosbesimit. Gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për në nëntor, udhëheqësi i opozitës, 39-vjeçari Victor Ponta, ka tani për detyrë të formojë një kabinet të ri. “Për Rumaninë nuk ka arsye për panik”, deklaroi presidenti i shtetit Traian Băsescu pas rrëzimit të qeverisë. “Gjithçka sillet brenda një kornize demokratike dhe është në kontroll, për sa i takon sigurisë së shtetit tonë.” Në të njëjtën kohë ai siguroi se ministria rumune e Financave ka “rezerva financiare solide, me ndihmën e të cilave vendi mund të përballojë çdo lloj zhvillimi”.

Vendim i papritur

Vendimi i Băsescut i zuri të papërgatitur përkrahësit e tij: Jo më larg se vitin e kaluar ai pati deklaruar se nuk do ta emëronte kurrë si kryeministër kryetarin e socialdemokratëve Victor Ponta. Tani presidenti rumun pohon se “opsioni Victor është krejt i ligjshëm”, meqenëse ai është kandidati i një shumice të re parlamentare.

Presidenti Traian Băsescu i jep shanse opozitësPresidenti Traian Băsescu i jep shanse opozitës

Pra, në Bukuresht ngjau më 27 prill në më pak se dhjetë orë një ndryshim politik spektakolar. Pas kësaj fshihet trysnia e madhe që ushtroi opozita mbi qeverinë. Ndër të tjera ajo u akuzua për mungesë transparence gjatë privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore. Përveç kësaj qeveria u fajësua se gjatë ndarjes së fondeve publike ka favorizuar qytete që drejtohen nga kryetarë bashkish të partisë qeveritare liberaldemokrate. Opozita përbëhet nga një koalicion prej dy partish me sfonde dhe programe krejt të ndryshme: socialdemokratët (PSD) dhe nacionalliberalët (PNL).

Qeveria jetëshkurtër e Ungureanut

Qysh në janar dolën në rrugë mijëra vetë në Rumani, për të demonstruar në të gjitha qytetet e mëdha kundër qeverisë dhe presidentit Traian Băsescu. Ata protestuan kundër programit të ashpër të kursimeve, i cili parashikon ndër të tjera uljen e pagave në shërbimin publik me 25 për qind. Zemërimi i tyre u përforcua edhe prej faktit që presidenti refuzonte vazhdimisht të zhvillonte dialog me opozitën, e cila ishte për programe kursimi më pak drastike. Qysh në fillim në vitit 2012 sondazhet treguan se më pak se 10 për qind e shtetasve i besonin presidentit dhe qeverisë së tij liberaldemokrate.

Mihai Razvan Ungureanu nuk e fitoi dot besimin e rumunëveMihai Razvan Ungureanu nuk e fitoi dot besimin e rumunëve

Në fund të shkurtit pati dhënë dorëveqjen qeveria i Partisë Liberaldemokrate (PDL) nën kryeministrin e atëhershëm Emil Boc. Pasardhësi i tij, ish-shefi i shërbimit të fshehtë Mihai Răzvan Ungureanu, planifikoi ta vazhdonte programin e reformave dhe të privatizimit, për të cilin ishte marrë vesh paraardhësi i tij në post dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Rumunët humbasin besimin tek qeveria

Në të njëjtën kohë Ungureanu deklaroi se donte t’i ngrinte pagat në sektorin publik në nivelin e kohës para krizës. Me gjithë këto paralajmërime optimiste, edhe më shumë qytetarë vazhduan të humbasin vesimin në qeverinë e tyre: sipas sondazheve, më shumë se 50 për qind e rumunëve kanë ndër mend të votojnë për opozitën. Në këto rrethana të vështira partia qeveritare konservatore humbi brenda pak javësh dhjetë deputetë në parlament dhe duzina kryetarësh bashkish e politikanësh, të cilët kaluan në kampin e opozitës.

Autor: Horaţiu Pepine

Drashkoviq: Serbia dhe Kosova si fqinje


Ballkani

Drashkoviq: Serbia dhe Kosova si fqinje

Vuk Drashkoviqi kërkon heqje dorë nga politika e Millosheviqit. Kosova dhe Serbia duhet të kenë raporte speciale, thotë ai, duke kjërkuar zgjidhje edhe për problemin e strukturave paralele në Veriun e Kosovës.

Vuk Drashkoviq thotë se Kosova dhe Serbia duhet të kenë raporte speciale. Ndërsa strukturat paralele serbe në Kosovë kundërshtojnë vendimin e qeverisë serbe.

Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe (dhe një nga liderët e koalicionit “Preokret” – “Kthesa” ) Vuk Drashkoviq është i mendimit se Serbia me Kosovën duhet të ketë raporte si me një fqinj special. Ndëkrohë që pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve është me interes të jashtëzakonshëm edhe për serbët e Kosovës.

“Pajtimi me shqiptarët ka një interes të dorës së parë për popullin serb në Kosovë. Edhe pa njohjen formale të pavarësisë, Serbia duhet të ketë me Kosovën një bashkëpuninm të plotë në të gjitha fushat si me një fqinj special”, deklaroi Drashkoviq në një tubim paraelektoral të koalicionit “Preokreta” në Beograd.

Drashkoviq pohon se Serbia duhet të bëjë kthesë në të gjitha fushat dhe duhet t’i jap fund politikës së Sllobodan Millosheviqit ndaj Kosovës. “Serbia duhet të interesohet për popullin në Kosovë dhe jo territorin e Kosovës, theksoi Drashkoviq.

Vuk Drashkoviq
Vuk Drashkoviq

Vendimet e qeverisë serbe të paparanueshme

Krerët e strukturave paralalele serbe në veri të Kosovës e kanë quajtur të papranueshëm vendimin e qeverisë serbe që zgjedhjet të organizohen nga OSBE-ja, deklaroi Millan Ivanoviq. Komisioni Qendror Zgjedhor ka kumtuar të premten në Beograd se votat e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të zhvilluara në veri të Kosovës do të numrohen në Rashkë dhe jo në territorin kosovar.

“Kjo do të thotë se procesi zgjedhor nuk do të zhvillohet në tërë territorin e Serbisë dhe se ne do të votojmë si diasporë”, deklaroi Ivanoviq. Ai e quajti këtë vendim të papranueshëm duke shtuar se pushteti i tanishëm ka frikë nga votimet në Kosovë, pasi që shumica e qytetarëve serb atje janë kundër tij.

“Pranohet coptimi i Serbisë”

“Ky pushtet ka pranuar coptimin e Serbisë dhe ka hequr dorë nga Kosova, për të mbetur në pushtet dhe për të fituar kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha ai. Ivanoviq pohon se në Zubin Potok dhe në Zveçan do të mbahen edhe zgjedhjet lokale, përkundër faktit që qeveria serbe është deklaruar kundër zgjedhjeve të tilla në Kosovë.

“Nëse nuk mbahen zgjedhjet lokale do të hapet hapsirë për vendosjen e institucioneve dhe shtetit të Kosovës në këtë hapsirë”, pohon Ivanoviq.

Autor:Agj/Cani

Redaktoi: Pandeli Pani

20 vjet më pas, përmirësime në marrëdhëniet racore në Los Angeles


Los Angelesi shpërtheu në dhunë para 20 vjetësh kur trazirat me bazë racore e goditën rëndë qytetin, duke shkaktuar vdekjen e 53 personave dhe dëme që kapën vlerën e 1 miliardë dollarëve. Udhëheqësit lokalë shkuan së fundmi për të vizituar skenën e dhunës për të parë sesi kanë ndryshuar gjërat.

Gjashtë ditë trazirash dhe plaçkitjesh pasuan nxjerrjen të pafajshëm të katër oficerëve të policisë në një proces gjyqësor të lidhur me rrahjen e afrikano-amerikanit Rodney King.

Disa afrikano-amerikanë vunë në shënjestër pronarë koreano-amerikanë dyqanesh. Dy makina plot me njerëz iu afruan zjarrfikësit Emile Mack dhe skuadrës së tij.

“Dhe të gjithë filluan të nxjerrin armët dhe të hapnin zjarr ndaj vitrinave të dyqaneve që ishin ngjitur me ne. Ne menjëherë ndërhymë por brenda disa sekondash, pronarët e dyqaneve koreane dolën dhe iu kundërpërgjen goditjeve me zjarr”.

Edhe shumë biznese afrikano-amerikane u shkatërruan.

Pronari i farmacisë Gil Mathieu iku doli nga dyqani i tij para se të fillonin trazirat.

“Kur shkova në shtëpi, hapa televizorin që të shihja lajmet dhe pashë që dyqanin e kishin përfshirë flakët”.

Dyqani i Mathieu-s u dogj por më pas u rindërtua dhe ende vazhdon të ekzistojë.

Los Angeles i Jugut, ku filluan trazirat ka, ndryshuar dhe udhëheqësit lokalë e vizituan lagjen me një udhëtim me autobuz të organizuar nga organizata bamirëse “Operacioni Shpresa”. Biznese të reja janë ngritur mbi rrënojat megjithëse disa zona janë ende të zymta dhe të pazhvilluara.

Rebecca Blank, zëvendës sekretarja e Tregëtisë thotë se një element thelbësor për zhvillim është përmirësimi i shkollave.

“Sepse aftësitë e atyre që punojnë, e udhëheqësve të komunitetit, janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër”.

Në shkollën fillore Quinci Jones, nxënësit mësojnë matematikë, shkencë, muzikë dhe art. Shkolla e ka marrë emrin nga producenti legjendar i muzikës që thotë se kështu përmirësohet jo vetëm lagjia, por edhe vendi.

“Sepse kultura, ushqimi, muzika dhe gjuha janë karakteristikat e një vendi”.

Në këtë zonë ka shumë shkolla të reja dhe biznese dhe marrëdhëniet racore janë përmirësuar, thotë zjarrfikësi Emile Mack.

“Sepse ata kanë krijuar lidhje me komunitete të tjera dhe kanë krijuar marrëdhënie që do të ndihmojnë për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla”.

Por Rebecca Blank vë në dukje se ekonomia ka ende nevojë për përmirësim.

“Gjithkush që mendon se trazira të tilla nuk do përsëriten më kurrë në qytetet amerikane, duhet t’i hedhë sytë nga Evropa që është përballur me trazira të shumta në shumë qytete për shkak të pakënaqësive me qeverinë, për shkak të masave ekonomike, papunësisë së lartë. Ne nuk jemi të imunizuar nga kjo”.

Ata që jetojnë në këtë lagje thonë se ka ende shumë për t’u bërë në zonat më problematike, si nga bizneset edhe nga qeveria.

Darka e Presidentit amerikan me gazetarët, një ritual unik i Uashingtonit


 

U.S. President Barack Obama shakes hands with comedian Jimmy Kimmel as WHCA President and Reuters correspondent Caren Bohan (C) watches at the White House Correspondents Association annual dinner in Washington, April 28, 2012.

Foto: Reuters
U.S. President Barack Obama shakes hands with comedian Jimmy Kimmel as WHCA President and Reuters correspondent Caren Bohan (C) watches at the White House Correspondents Association annual dinner in Washington, April 28, 2012.

Darka e Presidentit amerikan me gazetarët është një ritual unik i Uashingtonit. Çdo vit, kryeqyteti amerikan mirëpret emra të mëdhenj të artit dhe figura të njohura publike që mblidhen për të kaluar një natë me humor në një atmosferë të lirshme, shumë të ndryshme nga ditët e tjera të vitit. Kulmi i mbrëmjes është fjalimi i Presidentit, i cili këtë radhë hodhi plot thumba humori në drejtim të kandidatit republikan për president Mitt Romney:

Sapo e mori fjalën, Presidenti Obama u ndal për të analizuar punën e administratës së tij dhe shfrytëzoi rastin për të kritikuar para-ardhësin e tij republikan:

“Në vitin 2009 mora detyrën në rrethana shumë të vështira. Ka njerëz që thonë se unë fajësoj për shumë probleme para-rendësin tim, por të mos harrojmë se vetë George Bushi e filloi këtë traditë”.

Zoti Obama u përpoq të gjente elementin komik në stresin dhe angazhimin që kërkon puna e Presidentit, duke krahasuar fotografinë e tij para katër vjetësh me foton e tanishme dhe me një parashikim për ndryshimin që do të ketë katër vjet më pas:

Darka u zhvillua në një periudhë kur po ndizet fushata për zgjedhjet presidenciale. Presidenti nuk i kurseu thumbat për rivalin kryesor republikan Mitt Romney:

“Ne të dy kemi diploma nga Universiteti Harvard. Unë kam një, ndërsa ai ka dy. Çfarë snobi që është!”

Fjala snob ishte zgjedhur qëllimisht, në reagim ndaj kritikave që ka ngritur republikani Rick Santorum ndaj Presidentit, duke e cilësuar si snob zotin Obama pasi nxit të rinjtë të ndjekin universitetin.

Por kishte plot tema serioze. Në këtë mbrëmje të organizuar nga Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti u ndal për të nderuar kujtimin e reporterit Anthony Shadid të New York Times dhe Marie Colvin të gazetës Sunday Times të Londrës, të cilët u vranë në detyrë, duke raportuar për kryengritjen në Siri.

Por mbrëmja iu kthye shpejt atmosferës festive dhe komike. Presidenti solli sensin e tij të humorit për skandalin për frekuentim prostitutash nga agjentët e shërbimit sekret.

“Dua ta sqaroj se kënaqem në darka të tilla. Në fakt isha përgatitur për të folur më gjatë, por duhet të kthehem që Shërbimi Sekret të jenë në bazë brenda orarit që i kemi caktuar”.

Shoqata e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë u themelua në vitin 1914 si urë lidhëse mes shtypit dhe presidentit. Çdo president që nga koha e Presidentit Calvin Coolidge ka marrë pjesë në darkën e përvitshme. Një numër gazetarësh u nderuan në darkën e sivjetshme për kontributin ndaj profesionit të tyre.

Në kërkim të afreskut të humbur të Leonardo DaVinçit


 

Në vitin 1505, artisti Leonardo DaVinci thuhet se realizoi një afresk të madh, të njohur me emrin “Beteja e Anghiarit”, në Palazzo Vecchio (Palaco Vekio) të Firences. Por, në muret e ndërtesës nuk sheh ndonjë pikturë të tillë. Vendndodhja e afreskut, i cili paraqet katër kalorës në betejë, ka mbetur mister për dashamirët e artit prej më shumë se pesëqind vjetësh. Një ekip studimor ku bën pjesë një fizikan nga Laboratori Kombëtar amerikan Argonne, është duke u përpjekur të hedhë dritë mbi një nga misteret më të vjetra në botën e artit.

Fizikani Robert Smither i Laboratorit Kombëtar amerikan Argonne, merret me studime në disa fusha.

“Unë merrem me astrofizikë dhe biologji, kam punuar edhe me ekipin amerikan të garave me vela për t’i bërë më të shpejta anijet e tyre.”

Smither është gjithashtu ekspert i difraksionit kristalor, proces që filtron me lente rrezatimin e neutroneve për të krijuar imazhe, njëlloj si me aparat fotografik. Kjo i jep syrit të njeriut një vështrim të ndryshëm mbi  yjet e largët, mbi pikat radioaktive në mbarë botën, apo mbi tumoret kanceroze.

“Kanceri bombardohet me radioaktivitet. Skanuesi im kalon mbi të dhe jep një imazh që i tregon mjekut se çfarë forme formë kanceri është. Kjo e ndihmon të përmirësojë operacionin nëse është e nevojshme.”

Prandaj, ata që ishin në kërkim të kryeveprës së humbur të Leonardos “Beteja e Anghiarit” pyetën se a mundej që teknologjia e Smitherit të ndihmonte në zgjidhjen e misterit 500-vjeçar të artit?

“A mund të shohësh përmes një muri prej tulle? më pyetën ata. Unë u thashë ‘po’.”

Studiuesit besojnë se mbi afreskun e humbur të DaVincit ka një mur me tulla të ngritur atje në fund të shekullit të 16 nga artisti Vasari, i cili ka pikturuar afreske që sot i shikon në sallat e Palazzo Vecchios.

“Ka kaluar një kohë e gjatë … ka qenë viti 1505 … 1565 kur u bë mbulimi. Ne nuk e dimë se çfarë forme ka.”

Për të bërë kërkimin, një ekip ndërkombëtar fillimisht përdori metoda tradicionale.”Ata bënë një vrimë në afresk, dhe menduan se panë bojë, pastaj bënë një vrimë më të madhe. Qeveria italiane ishte shumë në mëdyshje nëse duhej lejuar hapja e vrimave të tjera dhe kjo është arsyeja pse na kërkuan të vijmë e ta bëjmë këtë pa e prekur murin. ”

“Të gjitha vrimat e bëra në afresk janë bërë në ato pjesë ku ka patur të çara që ishin restauruar më parë, kështuqë punimet origjinale të Vasarit nuk u prekën.”

Eksperti Terry Garcia thotë se shpimi i këtyre vrimave ka sjellë prova të materialeve organike që përputhen me bojën e përdorur nga DaVinci, duke i bërë studiuesit të besojnë se afresku i humbur është aty.

Pyetja tani është: a do të dalë afresku në dritë pa lëvizur ose dëmtuar atë që qëndron përpara tij?

Zoti Smither thotë se do të duhet kohë dhe para për ta bërë punën siç duhet. Por ai shpreson se metoda e tij e difraksionit do të bëjë të mundur që të shohim përtej kryeveprave të tanishme që mund të fshehin punimin e humbur të njërit prej artistëve më të famshëm të botës.


Bruce Springsteen dhe grupi E Street kthehen në Festivalin e Jazzit në New Orleans

Bruce Springsteen dhe grupi E Street marrin pjesë në Festivalin e Jazzit në New Orleans. Korrespondenti i Zëri të Amerikës Doug Levine njofton lidhur me kthimin e Springsteenit në Festivalin e Jazzit dhe na parashtron listën e këngëtarëve të tjerë që do të marrin pjesë në këtë festival.   

Kanë kaluar gjashtë vjet që kur Bruce Springsteen morri pjesë për herë të parë në festivalin e Jazzit. New Orleans ishte ende duke u mëkëmbur nga uragani Katrina i cili shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit tetë muaj më parë. Udhëtimi i tij i fundit shënon kthimin në Festival të grupit E Street i cili e përmend New Orleans në këngën e albumit të tyre të ri Wrecking Ball.

Gjendet trupi i mjekut britanik të rrëmbyer 4 muaj më parë në Pakistan


Foto: AP

Trupi i një mjeku britanik që punonte për Kryqin e Kuq është gjetur në Kueta të Pakistanit afro katër muaj pasi u rrëmbye nga një grup militant.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq thanë se 60 vjeçari Kalil Rasxhid Dale administronte prej afro një viti një program për shëndetin në Kueta, kur u rrëmbye më 5 janar kur po kthehej në shtëpi nga puna. Nuk dihet identiteti i autorëve të rrëmbimit.

Drejtori i Kryqit të Kuq e dënoi incidentin si një akt barbar dhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague e cilësoi vrasjen si një akt të çmendur dhe mizor.


Më pak se 100 ditë nga Lojërat Olimpike të Londrës

Kanë mbetur më pak se 100 ditë nga Olimpiada e Londrës. Anembanë botës, shumë konkurrentëve u duhet ende të kualifikohen për të marrë pjesë në gara, ndërsa qindra mijëra spektatorë po bëhen gati të shkojnë në kryeqytetin britanik.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Londrës zhvillohet  më 27 korrik, e pasuar nga 16 ditë aktivitete të ankthshme sportive.

Por a është Londra gati? Sebastian Coe, atleti britanik, fitues i dy medalje të arta olimpike, është kryetar i komitetit organizues i Olimpiadës së Londrës 2012.

“Mbi të gjitha kjo nënkupton se mbetet ende një punë jashtëzakonisht e madhe për t’u bërë, por unë mendoj se fakti që na kanë mbetur më pak se 100 ditë nga fillimi i turneut, është me rëndësi. Është ndryshe kur themi se duhen ende disa vjet që të zhvillohet një ngjarrje e tillë, por kur bëhet fjalë vetëm për ditë, unë do të thosha se është me të vërtetë shumë afër”.

Parku Olimpik pothuajse ka përfunduar. Qendra ujore është e gatshme për notarët si amerikani Michael Phelps, i cili këtë rradhë do të përpiqet të thyejë rekordin e tij me 14 medalje ari.

Në lindje të Londrës, objekte të tjera olimpike janë thuajse gati për ditën e hapjes së olimpiadës.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Jacques Rogge vizitoi këto qendra dhe shprehu mendimin e tij.

“Qysh tashmë, para fillimit të Lojërave, ka një trashëgimi të objekteve sportive dhe kjo është një trashëgimi reale. Ne si Komitet Olimpik Ndërkombëtar jemi të kënaqur”,
Por jo të gjithë pjesëmarrësit janë të kënaqur. Këtu njerëzit prisnin për paraqitjen e dokumentave të emigracionit në aeroportin Heathrow të Londrës. Disa udhëtarë shprehën zemërim dhe vendosën fotografi në internet.

Ligjvënësit britanikë paralajmërojnë se vizitorët e Lojërave Olimpike mund të përballen me pritje të gjata në rradhë para zyrave të emigracionit apo në aeroplanë. Qeveria këmbëngul se ka marrë masa dhe do të jetë gati për këtë aktivitet ndërkombëtar. Një terminal i përkohshëm është ndërtuar posaçërisht për konkurrentët olimpikë.

Ka gjithashtu shqetësime rreth trafikut nëpër rrugë dhe turmave të njerëzve në mjetet e transportit publik gjatë Lojërave.

Një tjetër shqetësim është siguria. Ministria e Mbrojtjes ka në plan të aktivizojë 13 mijë e 500 ushtarë për Olimpiadën. Numri total i personelit të sigurisë është rreth 23 mijë 700 dhe buxheti i sigurisë është dyfishuar, duke arritur në 882 milionë dollarë.
Analisti i çështjeve të sigurisë, David Rubens thotë se Londra mund të bllokohet plotësisht.

“Është shumë e vështirë të ruhet ekuilibri midis një aktiviteti të hapur dhe mikpritës dhe menaxhimit të sigurisë. Kjo është ndryshe nga ajo që ndodhi në Vankuver, është gjithashtu ndryshe nga ajo që ndodhi në Pekin. Dhe njerzit përgjegjës për këtë balancë do të jenë në dilemë nëse kanë marrë të gjitha masat e duhura. Nëse diçka nuk shkon mirë, atëhere ata nuk kanë bërë si duhet punën e tyre”.

Dhe përgjigja do të dihet fare mirë pas më pak se 100 ditësh. Për Londrën, për konkurentët dhe për 300 mijë vizitorët, që priten të vijnë në kryeqytetin britanik, Olimpiada 2012 është shumë afër.


Spanjollët në protesta kundër shkurtimeve buxhetore

Dhjetëra mijëra vetë dolën sot në protesta në qytete të ndryshme të Spanjës për të shprehur revoltimin e tyre ndaj shkurtimit të buxhetit për arsimin dhe kujdesin shëndetësor. Protestat zhvillohen ndërkohë që Spanja ka rënë në recesion për të dytën herë në 3 vjet.

Si rezultat i papunësisë që llogaritet në 24.4 për qind, qeveria e kryeministrit koservator Mariano Rajoy ka miratuar masa të rrepta për shkurtimin e buxhetit në pesë muajt e parë të mandatit.

Protestuesit i bënë sot thirrje kryeministrit të heqë dorë nga zbatimi i këtyre masave.


Përfundoi java e parafundit e futbollit gjerman me disa ndeshje interesante

Fußball Bundesliga 33. Spieltag: Borussia Mönchengladbach - FC Augsburg am Samstag (28.04.2012) im Borussia-Park in Mönchengladbach. Die Augsburger Spieler feiern den Klassenerhalt. Foto: Jonas Güttler dpa/lnw (Achtung Sperrfrist! Die DFL erlaubt die Weiterverwertung der Bilder im IPTV, Mobilfunk und durch sonstige neue Technologien erst zwei Stunden nach Spielende. Die Publikation und Weiterverwertung im Internet ist während des Spiels auf insgesamt fünfzehn Bilder pro Spiel begrenzt.)

Në javën e 33 të Bundesligës gjermane në futboll u sqaruan disa gjëra, por jo të gjitha. Pyetja kryesore që mbetet është se cila skuadër do të bierë nga kategoria e parë?

Puna e huazuar mbetet e kontestuar

Pamje simbolike: punëtorë në një fabrikë në Gjermani.

Këtë 1 Maj federata e sindikatave gjermane bën thirrje ndër të tjera për luftë kundër punës së huazuar dhe dampingut të pagave. Ka dështuar puna e huazuar si instrument politikës së tregut të punës?

Arti dhe protesta

Bienalja e shtatë e Berlinit ka plane të mëdha. Ajo dëshiron të jetë politike dhe të shkaktojë zemërim. Por a mund arti ende ta bëjë një gjë të tillë?

Kush janë gjermanët? Psikika e kombit gjerman


Thea Dorn

Cili është spektri që përbën identitetin gjerman? Autorët Thea Dorn e Richard Wagner shpjegojnë në librin e tyre se çfarë kanë menduar ata kur kanë marrë përsipër projektin për të shpjeguar identitetin gjerman.

“Për fat të mirë, sipas mendimit tim, autorët nuk kanë shkruar vetëm për psikikën gjermane, por e kanë shpjeguar atë në format ku shprehet ajo, forma që flasin vetvetiu”, thotë Martin Walser për librin “Psikika gjermane”. Alfabeti të cilin përdorin autorët Richard Wagner dhe Thea Dorn shtjellon treguesit historikë dhe mentalitetin gjerman, por jo në një formë mistike kitsh. Për më shumë, ata suprizojnë me futjen e tyre në origjinën e karakterit gjerman.

Në një intervistë për Detusche Wellen, autorja Thea Dorn së pari flet për motivet e shkrimit të një libri për psikikën gjermane. Thea Dorn: Unë në fakt jam rritur me përshtypjen se ajo që është gjermane nuk luan ndonjë rol në jetën time. Prindërit e mi kanë lindur në kohën e Rajhut të Tretë, në vitet 1932 dhe 1933. Më pas ata kanë refuzuar me ngulm të flasin për “gjermanen” si nocion. Unë për veten time jam kënaqur me udhëtimet në mbarë botën dhe gjithmonë më ka bërë përshtypje, kur dikush flet për gjërat që i përkasin francezëve apo italianëve.

 

Libri "Psikika gjermane"Libri “Psikika gjermane”

Kur një herë për ca kohë isha mysafire si profesore në SHBA, u detyrova të konstatojë me keqardhje se unë nuk kisha ndonjë identitet. Më ka munguar gjuha gjermane, më ka munguar tendenca gjermane që gjërat të kuptohen seriozisht. Ishte një koleg që më thoshte “Ju jeni me të vërtetë gjermane”. Kjo ishte hera e parë që unë mund të thoja hapur se unë jam në fakt gjermane.

DW: Po çfarë është gjermane dhe cilat janë elementet që e përbëjnë atë?

Dorn:  Për mua një ndër karakteristikat kryesore të gjermanëve është që gjërat mund të shprehen edhe përmes kundërthënie. Kjo mund të shpjegohet me disa shembuj të vogël. Gjermanët kanë qenë kampion bote në ekzagjerimet romantike të pyjeve. Pothuajse të gjitha përrallat gjermane zhvillohen në pyje. Por njëkohësisht gjermanët ishin ata, të cilët shpikën shkencën e pylltarisë në shekullin e 18. Ose një tjetër kontradiktë: dashuria për një rend të përpiktë të gjërave nga njëra anë dhe tendenca ndaj gjërave që nuk mund të radhiten në këtë katogori. Janë këto ndarje të mëdha që përbëjnë edhe psikikën gjermane.

DW: Ju keni shkruar këtë libër së bashku me Richard Wagnerin. Kishte mes jush dallime të mëdha në qasjen ndaj kësaj çështjeje?

Dorn: Richardi ka lindur në vitin 1952 në minoritetin gjerman që fliste gjermanisht në Banat të Rumanisë, që do të thotë se ai ka pasur një qasje tjetër ndaj asaj që quhet gjermane. Ai është rritur në një vend ku gjermanja është konsideruar si diçka e veçantë. Kam vërejtur se Richardi kishte shumë më pak se unë rezistencë ndaj disa gjërave. Në një farë mënyrë, unë i shikoj elementët gjermanë në një formë më të tjetërsuar se Richardi.

 

Autori tjetër i librit Richard WagnerAutori tjetër i librit Richard Wagner

DW: A do të thotë kjo se gjatë viteve ka ndryshuar edhe qasja Juaj ndaj identitetit gjerman dhe cila ishte pika kthesë në këtë drejtim?

Dorn: Pika kthesë në këtë drejtim ka ndodhur gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2006. Papritmas një det i vërtetë i flamujve me ngjyra të zeza, të kuqe dhe ari vërshuan të gjitha rrugët dhe sheshet në Gjermani. Njerëzit filluan t’i bashkohen këndimit të himnit kombëtar. Në fillim niveli i skepticizmit ishte i madh, nga frika se gjermanët prapë mund të tregojnë anën e tyre të shëmtuar. Por gjatë Botërorit u bë e qartë se gjërat e tilla janë pjesë e normalitetit, si në çdo vend tjetër, ku historia jo gjithmonë mund të paraqitet me ngjyra rozë.

DW: A ka pasur diçka që ju ka befasuar edhe Juve gjatë hulumtimeve për shkrimin e këtij libri?

Dorn: Unë kam mundur të betohem për shembull se termi “Nachhaltigkeit”  – Qëndrueshmëria është një shpikje bashkëkohore. Por jo, ky në fakt është një term shkencor sakson i pylltarisë që ka filluar të përdoret në vitin 1713, gjë që mua më ka lënë pa gojë.

Intervistoi: Aygül Cizmecioglu

Berlini, Parisi dhe Euro


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozy kanë propozuar gjatë vitit 2011 shumë masa për daljen nga kriza e borxheve. Ata kanë rritur edhe trysninë për një reformë më të shpejtë në marrëveshjen e BE-së. Me këtë synohej të përballohej kriza e huave dhe të vendosej në kurs të qëndrueshëm monedha e përbashkët evropiane.

Parashikime të zymta për eurozonën


Copriyght: Fotolia/K.F.L. #23434670

Euro; Fahne; Flagge; Krise; EU; EWWU; Wirtschaftskrise; Textur; Verschuldung; Währung; Geld; Wert; Zahlungsmittel; Neuverschuldung; Rost; Handel; Eurozone; Blau; gelb; Farbe; Inflation; Währungssymbol; Euroschwäche; Eurokrise; Import; Export; abblättern; Strukturen; Wirtschaft; Industrie; Sanierung; Schutz; negativ; Abschwung; Hintergrund; alt; verrostet; rostig; Eurosystem; Verfall; Stagnation; Rezession; Depression; Vorsicht; Gefahr; Metall; Rostblasen; Kurs; Wechselkurs; Industrie; Land; Europa; Banner; Witterung; Wetter; Textfreiraum; Umwelt; Zerstörung; Konzept; Politik; Oberfläche; rau; Struktur; eisen; historisch; Antik; stark; kraftvoll; Blase; Renovierung; Schaden; Reparatur

Qetësia e blerë nga Banka Qendrore Evropiane në tregjet financiare ka marrë fund – kriza e borxheve është sërish në fokus të investuesve. Disa ekonomistë besojnë se eurozona duhet të përgatitet për trazira të reja.

“Euroja është një projekt politik” citon kundërshtari i njohur i euros Joachim Starbatty ish kancelarin gjerman Helmut Schmidt dhe konstaton: me këtë është thënë gjithçka. Argumentet ekonomike nuk u morën parasysh me futjen e euros. “Ato vetëm pengonin”, thotë profesori i ekonomisë në një aktivitet të përbashkët të Institutit për Politikë Ekonomike të Universitetit të Köln-it dhe Allianz-ës së Jenës.

Theo Waigel, ish-ministri gjerman i Financave në vitet ’90, pati shpresuar se vendet e Evropës së jugut do të shfrytëzonin përparësinë në interesa që u jepte euro, për të konsoliduar buxhetet e tyre dhe për të modernizuar industritë. “Por ata hapën thesin me para dhe bënë festë”, thotë Starbaty, i cili në vitin 1998 pati paditur futjen e euros, por pa sukses.

Tani politikanët duhet të zgjidhin probleme, të cilat pa euron nuk do të ekzistonin, thotë më tej Starbatty.

Ndërhyrjet e Bankës dhe ESM nuk janë zgjidhej afatgjata

Ekonomistët diskutojnë për krizën në Eurozonë -Prof. Johann Eeckhoff nga Uni Köln, Prof. Gerd Habermann, Dr. Steffen Roth, Prof. Joachim Starbatty, Prof. Michael Wohlgemuth. Köln, 24.04.2012Ekonomistët diskutojnë për krizën në Eurozonë -Prof. Johann Eeckhoff nga Uni Köln, Prof. Gerd Habermann, Dr. Steffen Roth, Prof. Joachim Starbatty, Prof. Michael Wohlgemuth. Köln, 24.04.2012

Për të fituar kohë për politikën Banka Qendrore Evropiane (ECB) bleu për rreth 220 miliardë euro obligacione të vendeve në vështirësi financiare dhe u huazoi bankave para me norma të ulëta interesi. Pasojat e kësaj politike qytetarët do të ndiejnë më vonë, mendon filozofi i ekonomisë, Gerd Habermann: “Qytetarët duhet të përgatiten për inflacion.”

Edhe fondin afatgjatë të shpëtimit ESM profesori nga Potsdami e sheh me sy kritik, pasi për të nuk ka opozitë politike. Qeveritë nuk kanë asnjë detyrim për dhënie llogarie.

ESM nuk është një zgjidhje e përhershme, mendon edhe Johann Eekhoff, ish sekretar shteti në Ministrinë e Ekonomisë. Fondi u heq vendeve motivacionin për të bërë përpjekje konsolidimi, thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Kölnit.

“Pakti fiskal do të dështojë”

Nuk paska pra asgjë pozitive në menaxhimin e krizës nga politika evropiane? Madje as pakti fiskal të cilin e ka aq për zemër kancelarja gjermane Angela Merkel? “Pakti fiskal është i drejtë”, mendon Michael Wohlgemuth nga Instituti Walter Eucken në Freiburg. Por me kaq mbarojnë fjalët e mira pasi profesori i ekonomisë është i bindur se pakti fiskal do të dështojë. Për këtë ai përmend disa arsye dhe njëra ështe Wolfgang Schäuble. Ministri gjerman i Financave nuk i shfrytëzon për të krijuar rezerva normat shumë të ulëta të interesit për Gjermaninë dhe të ardhurat fiskale rekord. Në vend të kësaj vazhdon të krijojë borxhe.

Në një pikë janë të një mendje të gjithë ekspertët: situata mbetet e tensionuar. Tre vatra krize sheh Johann Eekhoff në Eurozonë: krizën bankare, krizën e borxheve dhe krizën ekonomike. Në thuajse të gjitha vendet me deficite të larta buxhetore, ekonomia vazhdon të tkurret. Në Spanjë dhe në Greqi një në dy të rinj nën 25 vjeç nuk gjen punë – një situatë e patolerueshme për çdo shoqëri, mendon Eekhoff.

Deri tani gjermanët kanë kontribuar rreth 1 bilion euro garanci për Eurozonën. Këtyre parave Gjermania duhet t’u thotë lamtumirë, mendon eksperti nga Kölni.


Gjermania

Shёrbimi i Ekspertёve Seniorё rrit praninë nё kompanitё nё Shqipёri

Si nё angazhimin që kanё nё Gjermani, apo gjetë, ekspertёt e SES-it synojnё qё me asistencёn e tyre tё rrisin produktivitetin, tё kualifikojnё punonjёsit e kompanive partnere, pёr njё pozicion sa mё tё favorshёm nё treg.

Shёrbimi i Ekspertёve Seniorё, SES, ёshtё njё organizatё joqeveritare, e cila nё kuadёr tё projekteve tё saj nёpёr botё mbёshtetet dhe nga fonde tё qeverisё federale gjermane. Me njё ekip prej rreth 10 mijё eskpertёsh ai ofron nё Gjermani dhe jashtё saj konsulencё dhe mbёshtetje praktike nё aktvitetin e kompanive kryesisht tё vogla dhe tё mesme, institucione arsimore, komuna, administrata publike si dhe institucione tё tjera.

Ekspertёt janё tё gjithё nё pension, pra qё e kanё mbyllur jetёn aktive, por qё eksperiencёn dhe kualifikimin e tyre shumëvjecar profesional nё fusha tё ndryshme e ndajnё me partnerёt e interesuar. Vullnetarizmi i kёtij ekipi jep njё veçanёsi nё kontributin e tyre asistues e kёshillues.

Synohet rritja e produktivitetit të FVM-ve

Anja Wesely, qё drejton departamentin pёr Europën Juglindore nё Shёrbimin e Ekpertёve Seniorё, SES, duke komunikuar kёto ditё nё Tiranё me pёrfaqёsues tё komunitetit shqiptar tё biznesit, u shpreh se synimet e kёtij angazhimi janё pёr tё rritur produktivitetin, tё kualifikojnё drejtuesit apo punonjёsit e kompanive partnere, pёr tё arritur kapjen e njё pozicioni sa mё tё favorshёm nё treg tё tyre. Ajo thotё pёr DW se oferta pёr ekspertizё „Made in Germany“ ёshtё nё njё spektёr tё gjerё tё aktivitetit ekonomik.

 

Anja WesselyAnja Wessely

„Mund tё jetё nga fusha e metalurgjisё, fonderi e shkrirje, pёrpunim metalesh, nga sektori i servisit tё makinave e pjesёve tё ndёrrimit, industria elektrike, teknologji informatike, pёrpunimi i lёkurave, tekstile, ndёrtim, mbrojtje mjedisi, nga sektori bankar, shёrbimet, turizёm, media, bujqёsi etj etj. Sa i takon Shqipёrisё deri mё tani kemi patur rreth 70 aplikime tё bashkёpunimit me partnerёt shqiptarё, ku pёr vitin 2011 ishte numri mё i lartё me 9 raste. Bёhet fjalё pёr fusha tё tilla si bukёpjekja, prodhimi i verёs dhe birrёs, nё turizёm, shёrbim spitalor, bar-e, restorante etj. Pёr tё lehtёsuar komunkimin me kompani tё intersuara qё tё bashkёpunojnё me ne nё Tiranё, pranё Shoqatёs Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri janё dy persona kontakti”.

Veprimtaria e SES-it mbështetet nga DIHA

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, DIHA, ёshtё njё prej partnerёve lokalё tё SES-it. Duke siguruar njё bazё tё mirё informacioni mbi gjithçka lidhet me asistencёn qё jep ky shёrbim, pёr fushat e mundshme, mbi procedimin e aplikimit, nё gjetjen dhe trajtimin e ekspertit gjatё periudhёs rreth 3 javore –tё gjitha kёto lehtёsojnё orientimin e subjekteve tё interesuara. Sepse dhe vetё raporti qё ndёrtohet mes kompanisё dhe ekspertit nga SES pёrfshin njё sёrё udhёzimesh dhe standardesh pёr mbarёvajtjen e realizmin e tё gjithё misionit.

Elidon Shkёmbi ёshtё president i njё kompanie qё merret me pёrpunimin e metaleve dhe qё ka bashkёpunuar para njё viti me SES-in. Pranё kompanisё qё ai ka themeluar u atashua pёr tri javё njё ekspert gjerman qё sipas tij dha rezultate konkrete nё mbarёvajtjen e punёve. „Na dha mundёsinё pёr tё kthjelluar dhe qartёsuar objektivat tona, nga pjesa e manaxhimit, nga pjesa e organogramave tё brendshme tё procesit tё punёs dhe deri nё pjesёn e sistemimit tё tё gjithё dokumentacionit.“

Shkёmbi duke folur pёr DW fton dhe kompanitё e tjera tё vogla ose tё mesme qё tё shfrytёzojnё rastin e pёrdorimit tё ekspertizёs gjermane nё vitalizmin e aktivitetit dhe pёr ta mbajtur nё kuotat e njё konkurence dinjitoze nё treg.

Sipas ekspertёve nё shumicёn e rasteve nё Shqipёri ekziston mundёsia qё kostot e angazhimeve tё ekspertёve tё financohen pothuajse tёrёsisht nga fondet e projektit. Njё kompani qё paraqet njё kёrkesё pёr ta patur pranё saj njё nga pjestarёt e ekipit tё ekspertёve tё SES-it mban mbi vete vetёm kostot lokale, tё cilat lidhen me akomodimin, ushqimin, transportin lokal dhe shpenzime minimale ditore pёr personin e kontraktuar. Sa i takon kostove tё tjera ato mbulohen nga projekti, pёr llogari tё SES-it.

Anette Kasten nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, si njёra prej organizatoreve kryesore tё prezantimit tё aktivitetit tё SES-it, thotё se kanё nisur pёrgatitjet pёr njё event tё rёndёsishёm nё marrёdhёniet ekonomike mes dy vendeve. “Nё mes tё muajit qershor pritet qё tё mbahet nё Tiranё ‘Konferenca Ekonomike Gjermani-Shqipëri 2012‘, e cila do tё ketё nё fokus mundësitë aktuale për investime dhe tregti. Sektorёt e prodhimit, potencialet e eksportit, infrastruktura, mjedisi dhe energjia dhe turizmi do tё trajtohen nё forume tё veçanta gjatё ditёve tё Konferencёs“.

Autor: Arben Muka

Njohja e gjuhës gjermane shpërblehet


Frau, die eine Kreditkarte mit dem Eurosymbol zeigt. Symbolbild Blue Card Europa
Konkurrenz zur Greencard der USA. picture-alliance/chromorange

Gjermania

Njohja e gjuhës gjermane shpërblehet

Gjermania synon të lehtësojë përmes “Blue Card” ligjin për lejet e qëndrimit për punonjësit e kualifikuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “kartën jeshile” – “Green Card”, Evropa po e provon me “Blue Card”. Direktiva e Brukselit e vitit 2009 synon t’u ofrojë punonjësve të kualifikuar nga vendet jo anëtare të BE-së rregulla të njëjta qëndrimi. Në fakt, kjo direktivë duhet të zbatohej në Gjermani deri në qershor 2011, por qeveria federale i la vetes kohë. Ndoshta edhe për shkak se emigracioni është ende një çështje e ndjeshme. Kjo u bë e qartë edhe në debatet e së premtes (27.04.2012) në Bundestag ku u diskutua për projektligjin për “Blue Cardën e BE-së.

 

ARCHIV - In einem Reinraum werden am Donnerstag (01.09.2011) im Bosch Werk Feuerbach in Stuttgart Hochdruckpumpen für Commonrail Systeme gebaut. Im Kampf gegen den drohenden Fachkräftemangel wappnet sich der weltgrößte Autozulieferer Bosch mit der Aufstockung seiner eigenen akademischen Ausbildungsangebote. Foto: Franziska Kraufmann dpa/lsw (zu lsw-KORR.: "Bosch erhöht Studienplätze um mehr als die Hälfte" vom 04.11.2011)  +++(c) dpa - Bildfunk+++Mungesë specialistësh tek firma Bosch

Për qeverinë federale, është e rëndësishme ta kontrollojë imigracionin sipas interesave. Kartë Blu mund të marrë në të ardhmen, ai që ka mbaruar shkollën e lartë dhe ka një diplomë universiteti ose “ka një kualifikim profesional dhe përvojë pune të paktën pesë vjet”. Një tjetër kërkesë për lejen e qëndrimit është që kandidatët duhet të gjejnë një vend pune me rrogën që i takon këtij profesioni. “Nëse dikujt i ofrohet një rrogë vjetore prej 45.000 eurosh, kjo është një shenjë e qartë se punëdhënësi ka nevojë për të, dhe së dyti, se ai është shumë i zoti në profesion, sepse përndryshe nuk do t’i bëhej një ofertë e tillë”, tha ministri i Brendshëm Hans Peter Friedrich (CSU) në debatin e Bundestagut.

Mungesa e ekspertëve po shfaq efektet

Në ato profesione ku ka më shumë mungesa profesionistësh, niveli i pagës mund të jetë edhe rreth 35.000 euro. Por kjo nuk do të thotë se kjo rrogë minimale është ajo që duhet t’u ofrohet inxhinierëve apo mjekëve në Gjermani, kjo konsiderohet si kufiri më i ulët që përcakton politika, theksoi ministri.

 

ARCHIV - Eine Krankenschwester steht am 21.06.2011 auf der Intensivstation der Medizinischen Hochschule Hannover (MHH) neben einer Patientin. Nordrhein-Westfalen steht vor einem drastischen Arbeitskräftemangel: Ohne ein entschiedenes Gegensteuern verliert das bevölkerungsreichste Bundesland bis 2025 rund 1,3 Millionen Erwerbspersonen, darunter etwa eine Million Fachkräfte, wie die Regionaldirektion NRW der Bundesagentur für Arbeit am Mittwoch (12.10.2011) mitteilte. Schon jetzt fehlen in einigen Branchen Facharbeiter. Besonders gelte das für Krankenschwestern, Altenpflegekräfte, Erzieher, Köche, Elektroniker, Dachdecker und Fliesenleger, die teilweise schon NRW-weit händeringend gesucht werden. Foto: Julian Stratenschulte dpa/lnw  +++(c) dpa - Bildfunk+++Mjeksia, sektor ku ka shumë mungesë për forca të kualifikuara

Opozita e sheh këtë gjë krejt ndryshe. “SPD dëshiron një emigracion të kualifikuar, por ajo nuk kërkon rroga dumpingu” kritikoi socialdemokratja Daniela Kolbe. “Ky nivel i ulët rroge bie në kundërshtim me ligjet e Evropës, dhe është shumë i ulët edhe sa i përket politikës së tregut të punës!” Edhe për inxhinierë, fizikantë dhe matematicienë, që sapo fillojnë karrierën e tyre, një rrogë vjetore prej 35,000 € nuk është adekuate. Në sektorin publik në Gjermani edhe profesionistët e rinj fillojnë me një rrogë prej të paktën 40.000 euro në vit.

Njohja e gjuhës gjermane shpërblehet

Opozita kritikon edhe pika të tjera për ligjin për lejen e qëndrimit për punonjësit e kualifikuar. Së pari kufizimi i lejes së qëndrimit. P.sh. nëse dikush është duke kërkuar për punë ai mund të qëndrojë deri në gjashtë muaj në Gjermani. Nëse gjen një pozicion të paguar në mënyrë të përshtatshme, merr një leje qëndrimi për tri vitet e ardhshme. Në rast se edhe pas tyre vazhdon të jetë ende në marrëdhënie pune, merr të drejtën e qëndrimit të përhershëm. Megjithatë, kush ka njohuri të mira të gjuhës gjermane mund ta marrë këtë leje edhe pas dy vjetësh.

Ky është ndryshim i vërtetë paradigmatik në ligjin për qëndrimin e të hujave, mendon politikani Reinhard Grindel. “Ne i shpërblejmë ata që mësojnë gjuhën gjermane, që janë ‘pro’ vendit tonë dhe që përpiqen vetë për t’u integruar.” Deputeti i gjelbër Mehmet Kiliç nuk mendon kështu. “Për një informaticien është vendimtare gjuha angleze edhe prandaj ai nuk duhet të përjashtohet për shkak të mungesës së njohurive të gjuhës gjermane. Përndryshe, Gjermania mund të shpresojë vetëm që t’i vijnë kokat më të mira nga Austria dhe Zvicra gjermanisht-folëse”, thotë Kiliç.

A janë të mirëpritur të huajt në Gjermani?

SPD dhe Partia e Majtë tërhoqën vëmendjen për mungesën e kulturës së mirëpritjes në Gjermani. Kjo i pengon punonjësit e huaj për të ardhur në Gjermani. “Emigrantët duhet ta dinë dhe kjo duhet të ekzistojë edhe në realitet që ata janë të kërkuar, të mirëpritur dhe të vlerësuar në kompanitë gjermane, tek autoritetet e shtetit dhe në rrugë ,” tha deputetja e SPD Daniela Kolbe. “Deri sa te ne të krijohet ky lloj qëndrimi mbetet ende një rrugë e gjatë.”

Pas një orë e gjysmë debatesh, ligji për zbatimin e direktivës së BE-së për punonjësit e kualifikuar u miratua me votat e CSU, të CDU dhe FDP. SPD dhe Të Gjelbrit abstenuan, Partia e Majtë votoi kundër.Qeveria federale tha se me “Blue Carden e BE-së” kishte krijuar kuadrin ligjor për të tërhequr më shumë punëtorë të kualifikuar në Gjermani. Tani duhet të bëhen aktivë punëdhënësit për ta bëjnë ligjin realitet.

Autor: Sabine Kinkartz / Pandeli Pani

Drashkoviq: Serbia dhe Kosova si fqinje


Drashkoviqi kërkon heqje dorë nga politika e Millosheviqit – strukturat paralele kërkojnë zgjedhje

Der serbische Oppositionsführer Vuk Draskovic winkt am Samstag abend (7.12.96) bei einer Demonstration von rund 150.000 Menschen vor dem Parlamentsgebäude in Belgrad seinen Anhängern zu. dpa - COLORplus -
Vuk Drashkoviq

Vuk Drashkoviq thotë se Kosova dhe Serbia duhet të kenë raporte speciale. Ndërsa strukturat paralele serbe në Kosovë kundërshtojnë vendimin e qeverisë serbe.

Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe (dhe një nga liderët e koalicionit “Preokret” – “Kthesa” ) Vuk Drashkoviq është i mendimit se Serbia me Kosovën duhet të ketë raporte si me një fqinj special. Ndëkrohë që pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve është me interes të jashtëzakonshëm edhe për serbët e Kosovës.

“Pajtimi me shqiptarët ka një interes të dorës së parë për popullin serb në Kosovë. Edhe pa njohjen formale të pavarësisë, Serbia duhet të ketë me Kosovën një bashkëpuninm të plotë në të gjitha fushat si me një fqinj special”, deklaroi Drashkoviq në një tubim paraelektoral të koalicionit “Preokreta” në Beograd.

Drashkoviq pohon se Serbia duhet të bëjë kthesë në të gjitha fushat dhe duhet t’i jap fund politikës së Sllobodan Millosheviqit ndaj Kosovës. “Serbia duhet të interesohet për popullin në Kosovë dhe jo territorin e Kosovës, theksoi Drashkoviq.

Vendimet e qeverisë serbe të paparanueshme

Krerët e strukturave paralalele serbe në veri të Kosovës e kanë quajtur të papranueshëm vendimin e qeverisë serbe që zgjedhjet të organizohen nga OSBE-ja, deklaroi Millan Ivanoviq. Komisioni Qendror Zgjedhor ka kumtuar të premten në Beograd se votat e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të zhvilluara në veri të Kosovës do të numrohen në Rashkë dhe jo në territorin kosovar.

“Kjo do të thotë se procesi zgjedhor nuk do të zhvillohet në tërë territorin e Serbisë dhe se ne do të votojmë si diasporë”, deklaroi Ivanoviq. Ai e quajti këtë vendim të papranueshëm duke shtuar se pushteti i tanishëm ka frikë nga votimet në Kosovë, pasi që shumica e qytetarëve serb atje janë kundër tij.

“Pranohet coptimi i Serbisë”

“Ky pushtet ka pranuar coptimin e Serbisë dhe ka hequr dorë nga Kosova, për të mbetur në pushtet dhe për të fituar kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha ai. Ivanoviq pohon se në Zubin Potok dhe në Zveçan do të mbahen edhe zgjedhjet lokale, përkundër faktit që qeveria serbe është deklaruar kundër zgjedhjeve të tilla në Kosovë.

“Nëse nuk mbahen zgjedhjet lokale do të hapet hapsirë për vendosjen e institucioneve dhe shtetit të Kosovës në këtë hapsirë”, pohon Ivanoviq.

Shqipëri jo në BE, pa hapur dosjet e sigurimit


Gjeli i fundit me spiunë e Sigurimit të Shtetit, që shënuan krime në kohën e diktaturës komuniste.

Më të prekurit nga ky ligj do të jenë funksionarët e lartë të shteti, politikanët, punonjësit e administratës publike, gjyqtarët dhe prokuroret që ende punojnë në sitemin e drejtësisë.

Fundfiti 2011, risolli në vëmendje ceshtjen e hapjeve të dosjeve të ish-spiunëve dhe bashkëpuntorve të Sigurimit të Shtetit, falë nismës së ish-deputetit të PD-së Biberaj dhe disa intelektualvet të përndjekur politikë si dhe kësaj nisme i janë bashkuar një grup partishe të djathta, qe në fillim të vitit 2012 priten të zyrtarizohen me “Liga e Djathtë”. Ne kuadrin e një projektligji të hartuar nga grupe të të interesuarish pritet të ia propozojnë maxhorancës dhe opozitës për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës.

Ky lajmë u pritë me interes nga të përndjekurit politikë dhe dhe njëherazi me më shumë interes nga ata që do të preken direk nga ky ligj.

Pritet që ligji të jetë gjithëpërfshirës dhe ndryshe nga ligji që u miratua sëfundmi që linte jashtë ligjit një kadegori të caktuar që kishin marrë pjesë drejtperdrejtë në udheheqen e diktaturës apo kishin pasur poste drejtuese. Sido që ligji të miratohet në thelb ka zbardhjen e një nga momenteve me të errta të hitorisë së Shqipërisë, pikërishtë atë që ka të bëjë me ekzekutimin dhe burgosjen e mijëra shqiptarve.

Praktika e vendeve ish- komuniste ka treguar se zbardhja e së kaluarës ka ndikuar pozitivisht, qoftë për brezat, qoftë për historinë dhe proceset demokratike. Më të prekurit nga ky ligj do të jenë funksionarët e lartë të shteti, politikanët, punonjësit e administratës publike, gjyqtarët dhe prokuroret që ende punojnë në sitemin e drejtësisë.

Ky ligj është i mungur është dhe hallka kryesore për një besueshmëri publike jo vetëm për proceset integruese, por për një dëlirje të administratës publike nga mëkatarët e djeshëm. Thjeshtë qytetarët shqiptarë nuk duhet të paguajn me taksat e tyre ish- persekutore, torturuesit, hetuesi, apo prokurorët e gjyqtarët që në emër të komunizmit morën mijëra jetë njerëzish.

Faktet tregojnë së shumica e sistemit tonë të drejtësisë është e mbushur nga ekzekutorët e djeshëm dhe vetë sistmi i drejtësisë është në rrezik dhe nuk bëhët fjalë më për drejtësi por as për besueshmëri. Nëse pretendoj se kemi shtet ligjorë apo sic edhe sinkronizohet në termin me “shtetin e së drejtës”, jemi ende larg.

Hallka kryesore ku calonë shteti është korrupsioni që është mbjellë tashmë në një sitetm të terë korruptivë dhe madje dhe organet ligjore që duhet ta ndalojnë apo parandalojnë janë bërë pjesë e korrupsionit. Reforma institucionale duhet të nisin nga drejtësia sepse kjo e fundit ka tagrin ligjorë për të cuar para drejtësisë ata që mbushin xhepat me taksat e qytetarit, por fatkeqsisht në sitemin e drejtësise qëndrojnë dy paralele deformuese. E para një pjesë e madhe e prokurorve, gjyqtarve, oficerve të policisë gjyqsore, janë të lidhur drejtperdrejtë me krimet e komunizmit dhe e dyta ata janë shëndërruar në titullarë të korrupsionit.

Në hirarkinë institucionalë vijnë dhe institucionet e larta të shtetit, që nga legjislativi që është i mbushur me mëkatarë, institucioni i Presidences, Avokatit të Popullit, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, administratës publike, SHISH, media publike TVSH, pa lënë me një anë dhe mëdiat privatë dhe drejtuesit kryesor të tyre.

Një Shtet i kalbur me mëkate dhe krime, që duhet pastruar, vetë qytetari të shohë veten e tij, të verteten në sy.

Dhe kjo është një mundësi e madhe për vetë shtetin dhe shqiptarët në tërsi. Vendet e tjera ish- komunistë kanë këtë ligj dhe madje dhe shteti fqinjë Maqedonia ka një ligj të tillë, por i vetmi vend ish- komunistë është Shqipëria që ligji për lustracionin ka dështuar për të disatën herë.

Qeveria Berisha ka patur një vullnet politik dhe ky ka qenë dhe një nga premtimet e Kryeministrit, por ende nuk kemi një ligj të tillë.

Inisiativa e re dhe detyrimi i institucioneve ndërkomtarë do ta bëjnë Shqiprinë një vend të parstër nga diktatura dhe krimet e saj monstruoze dhe me të drejtë shqiptarët shprehen se ky është gjeli i fundit i vitit të ri, që do ta festojmë me spiunët e sigurimit. Viti i ardhshëm do të shënojë dhe fundin e një kalvari në përpjekje për të zbardhur të vërtetën.

Sot qeveria Berish ka dy institute për të përndjekurit politikë, por koha tregojë se institute të tilla nuk funksionojnë në Shqipëri, sepse të gjitha ato para që janë shpenzuar për të mbajtur këto institutë kanë qenë të përafërta më një ministri dhe nuk kan sjellë asnjë dobi as për të përndjekurit dhe as për vetë shqiptarët në tërsi. Mungesa e ligji të spiunve ka bërë që dhe këta institutë të drejtohen jo vetëm nga njërëz të pa aftë dhe medioker, por dhe nga spiunë të sigurimit të shtetit.

Instituti kunder komunizmit ishte turpi i të përndjekurve pasi një sekretar rinie drejton, hulumtimin, historinë zhbirilimin e krimeve të diktaturës. Instituti kunder komunizmit është si KLSH, që është shendërruan në një cetë partizanë. Këto llojë fatkeqsishë vijnë nga njërëz të paaftë që na përfaqsojnë në institucione shtetërorë. Vende të tjerajo vetëm që e kanë marrë seriozishtë ceshtjen e krimeve por dhe I kanë hetuar ato. Fatkeqsish ne vendin tonë legjislacioni penal dhe pikërisht kodi penal I Shqipërisë nuk I parashtonë krimet kundër njerëzimit dhe kjo është kontradita më e madhe ligjorë.Le të shpresoj se ky vit që lam pas do ti marrë më vetë mëkatarët.

Nga Ilir Vata


Pamje simbolike: hedhja e votës

Qeveritë evropiane rrëzohen në krizën e borxheve 27.04.2012

Ndryshim eventual pushteti në Francë, dorëheqje e qeverisë në Holandë dhe krizë qeveritare në Çeki – të gjitha brenda një jave. Që prej fillimit të krizës së borxheve,16 shtete të BE-së kanë përjetuar ndryshim pushteti.

Tram i dëmtuar nga shpërthimi i një bombe në Dnipropetrovsk të Ukrainës

Seri shpërthimesh në qytetin e Timoshenkos 27.04.2012

Në qytetin industrial ukrainas Dnipropetrovsk brenda pak minutash kanë shpërthyer shumë bomba. Autoritetet bëjnë të ditur se si pasojë janë plagosur të paktën 27 vetë. Sfondi është ende i paqartë.

Kryeministri holandez Mark Rutte dhe zv/kryeministri Maxime Verhagen

“Fundi i erës djathtiste në Holandë” 27.04.2012

Evropa dhe kriza e borxheve kanë bërë që të dështojnë shumë qeveri. Kështu ishte javën e kaluar dhe në Holandë. Por duket se atje do të gjehet një rrugëdalje.

Pamje simbolike: Das Brandenburger Tor dhe Harku i Triumfit në Champs-Elysees

Veçoritë e raporteve gjermano – franceze 27.04.2012

Përpikmëria gjermane dhe mënyra franceze moskokçarëse – vlera të cilat gërshetohen mirë në raportet mes Parisit dhe Berlinit. Po a janë Franca dhe Gjermania një dyshe ideale në Evropë?

 


Studentë grekë diskutojnë me imigrantët masat restktive

Shoqëria & Kultura

Emigrantët ilegalë në dyert e Athinës

Rreth 150.000 imigrantë klandestinë afrikano-aziatikë hyjnë përvit në Greqi. Ata i gjen edhe në Athinë ku e kanë kthyer në “geto” qendrën e saj. Policia ka filluar operacionet “Fshesa”për grumbullimin e tyre.

Në portet e Patrës dhe Igumenicës janë afganët, somalezët, irakjanët dhe pakistanezët, që përpiqen të penetrojnë në ndonjë anije për të përfunduar në Itali. Në Athinë gjen të “gjitha fiset e Izraelit” që të harruar nga autoritetet dhe nga vetë… Zoti, në pritje për vite të shansit për të shkuar në Perëndim, janë zhytur në mjerim dhe kundravajtje duke kthyer qendrën e saj historike në “geto”. “Athina është shndërruar në një kamp të stërmadh në një farë mënyre” thotë kryebashkiaku Jorgos Kaminis, Obudsmani Grek i viteve më parë që tani i duhet të pranojë zgjidhjen e ngritjes së “kampeve”  për “t’i dhënë fund këtij turpi”, sikurse thotë.

Klandestinët janë “të mjerët modernë të Athinës” 

Kamera televizive, që ndjek ekipet e kontrollit sanitar përcjell përditë pamje gjithnjë e më shokuese nga këta të “mjerët modernë” të Athinës: Persona dhe familje të tëra që flenë nëpër dysheme, shpesh pa drita dhe ujë, përbri drogaxhinjve me shiringa dhe bile  së “bashku me minjtë”, duke u paguar ndërkohë pronarëve dhe tutorëve qira për kokë. Vetëm në një  apartament prej katër dhomash ishin stivosur 80 vetë! “Janë bomba sanitare” thotë një qytetare, që nuk e fsheh lehtësimin e saj nga operacionet “Fshesa”, që filloi policia me rreth 600 efektiva që përdorin dhe qenë të stërvitur. “Kjo duhej bërë qe në vitin 1992. Qarkullonim këtu, isha 32 vjeç dhe kishim frikë. U bëra 50 dhe vazhdoj të kem frikë akoma” thotë një banore e qendrës.

Qeveria: “Klandestinët janë çështja më e madhe shoqërore kombëtare”

Klandestinët e arrestuar, që përkohësisht mbahen në qendrat policore, destinohen për në “qendrat e pritjes”, që thuhet se do të jenë 30 në të gjithë vendin, por që asnjë nuk i do në vendin e tij. Kështu që vështirë se do të funksionojë pas Pashkëve edhe ai në instalimet e gatshme të Shkollës Policore në Amigdalezë, në periferi të Athinës, ku janë ngritur në këmbë qytetarët dhe sindikalistët e policisë. “Nuk është çështje paraelektorale, siç thonë disa dhe dëgjoj në emisione të caktuara. Vaj halli nëse afirmojmë si çështje elektorale çështjen më të madhe shoqërore kombëtare që proekupon sot vendin tonë” deklaroi ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Mihalis Hrisohoidis, që shprehet i vendosur për funksionimin e qendrës në fjalë dhe hodhi në “betejën e klandestinëve” 200 forca shtesë  nëpër rrugët e Athinës.

Pozita dypartiake dhe ekstremi i djathtë në garë midis tyre për një  “Greqi pa klandestinë”

 

Anëtari i Sekretariatit Politik të Partisë së majtë, Sinaspismos Dhimitris StratulisAnëtari i Sekretariatit Politik të Partisë së majtë, Sinaspismos Dhimitris Stratulis

Por në qoftë se socialistët duan të shfaqen si “garancia e zgjidhjes” me ministrin e tyre  ambicioz Hrisohoidis, konservatorët shkojnë një hap më tej dhe nëpërmjet kreut të tyre Andonis Samaras folën për “rimarrje të qyteteve” dhe shfuqizimin akoma edhe të ligjit për nënshtetësinë fill pas zgjedhjeve të majit që pretendojnë se do t’i sjellin në pushtet. “Do të shkojnë në  kampe të vjetra, deri në riatdhesimin e tyre” deklaroi Samaras, që premtoi se do ta gjejë fjalën edhe me shoqëritë  lokale për t’i pranuar “kampet”. “Kur të vijmë në pushtet ta dinë se do të dëbojmë të gjithë emigrantët klandestinë. Nuk do të lemë asnjë. Nuk ka mëshirë ndaj atyre që veprojnë në dëm të kombit,” deklaroi kreu nacionalist Jorgos Karaxhaferis, që në përpjekjen e tij për të rifituar  elektoratin e humbur –anketimet thonë se është me pikëpyetje  hyrja në parlament- arriti të thotë se “shkaku i krizës greke janë imigrantët klandestinë me miliardat që nxjerrin jashtë shtetit”.

E majta fajëson partitë qeveritare për plagën e imigracionit

E majta, nga ana esaj, siç i thotë DW kuadri i saj i spikatur dhe anëtari i Sekretariatit Politik të partisë, Sinaspismos Dhimitris Stratulis, e pranon mprehtësinë e problemit por sheh në aktivizimin e tij të dhjetë ditëve të fundit synimin e pozitës dypartiake  për të “ndërruar axhendën paraelektorale”. “Nuk duan që në axhendën e zgjedhjeve, në epiqendër të ballafaqimit paraelektoral të jenë memorandumet dhe konseguencat e tyre sociale dhe të fshehin paketën e tretë  të masave antishoqërore, që do të merren muajin qershor” thotë Stratulis. Ai fajëson socialistët dhe konservatorët për plagën e imigracionit klandestin, veçanërisht në qendër të Athinës të banuar nga “imigrantë pa letra,  por edhe grekë të varfëruar nga memorandumet e troikës”. “Ata kanë qeverisur vendin. Në qoftë se, siç thotë zoti Hrisohoidis janë bërë 1 milionë imigrantë pa letra, ai ka qenë ministër i Rendit, PASOK-u dhe Demokracia e Re qeverisnin gjithë këto vite. Së dyti, ata kanë nënshkruar marrëveshje si Dublini 2 që bllokon imigrantët në Greqi” thotë bashkëbiseduesi ynë, i cili akuzave për mungesë realizmi u përgjigjet me një zgjidhje që duhet bërë “me kushte humane dhe standardet e OKB-së”.

 

Qytetari grek, Thanasis BabisQytetari grek, Thanasis Babis

Zgjidhje me katër masa konkrete

“Të pajisen me dokumente udhëtimi imigrantët e bllokuar në vendin tonë që të shkojnë ku të duan, pranë familjeve apo komuniteteve të tyre nëpër Evropë. Së dyti në bashkëpunim me Italinë dhe Spanjën të kërkohet rishikimi i Marrëveshjes së Dublinit, që problemi të bëhet mbarevropian. Së treti me fondet e Evropës të ngrihen qendra mikpritjeje dhe jo kampe që na kujtojnë epoka të tjera. Së katërti, të bëhet çgetëzimi i Athinës” thotë Stratulis, i cili çdo masë tjetër si riatdhesimi e vlerëson si “spekulim politik” pasi “nuk ekzistojnë marrëveshje ndërshtetërore riatdhesimi me vendet e tyre të origjinës dhe shumica e imigrantëve janë pa letra”.

Opinioni grek sheh mungesë efikasiteti dhe sinqeriteti politik

Me gjithë “zhdukjen” e përkohshme të klandestinëve nga qendra e Athinës dhe premtimin qeveritar për plan total dhe absorbim fondesh evropiane prej 250 milionë eurosh, opinioni mbetet mosbesues. “Besoj se çështja do të harrohet shpejt” i thotë DW qytetari Thanasis Babis, i cili vlerëson se “nuk mund të zgjidhet problemi pa një strategji të saktë dhe me kufijtë të hapur” kur edhe gardhi në kufirin me Turqinë mbetet në letër.

Mirëkuptim për masat qeveritare nga ana e imigracionit të integruar shqiptar

Imigrant i “gardës së vjetër”, me rreth 20 vjet qëndrimi në Greqi, Shkëlqim Kapxhiu nga Elbasani ashtu si Thanasi shpreh keqardhjen e tij për këta imigrantë “që  vijnë rreth 1.200 km me këmbë nga kufiri lindor tokësor me Turqinë me ëndrrën për një jetë më të mirë”. Si shumica e bashkatdhetarëve të tij pajtohet me kursin qeveritar.

 

Shkelqim Kapxhiu, emigrant shqiptarShkelqim Kapxhiu, emigrant shqiptar

“Masat që po merr qeveria greke janë në drejtimin e duhur për disa arsye: Imigrantët e paligjshëm janë të papunë dhe rrisin kriminalitetin, jetojnë në kushte ekstreme dhe përhapin sëmundje ngjitëse si tuberkulozi. Veç kësaj nuk i përshtaten dot kulturës dhe kushteve këtu në Greqi,” thotë  Shkëlqimi   që nuk e ka të vështirë të shpjegojë pse ky problem nuk i proekupon imigrantët shqiptarë. “Imigracioni shqiptar është stabilizuar prej kohësh dhe është ingranuar në jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të Greqisë” thotë Shkëlqimi, për të shtuar se “ne jemi evropianë”, “nuk hyjmë në geto” dhe “kemi një imazh krejt tjetër nga ai i viteve 90-të, që është pranuar nga vetë grekët, të cilët në një farë kuptimi tani nuk na shohin si imigrantë”. Rasti i tyre është sigurisht edhe shembulli më i mirë i integrimit.

Autor: Niko Anagnosti/ Athinë

Redaktoi: Auron Dodi