Nacionalizmi dhe fantazma e komunizmit ne Ballkan


Ekspozeja e Ballkanit të pasluftës është e frikshme për kohët të cilat pretendojmë se jetojm për vetë faktin se ndonse vite po rendin bashkë më kohën, drejtë moderns dhe integrimit, rryma të frikshme nacionalizmi po lindin rishtas gati në të gjitha vendet e Ballkanit. Në të njëjtën pozitë është dhe faktori i sindromit të komunizmit, që gradualisht kur qeveritë e vendeve ballkanike trumbetojnë arritje, realizime në fakt shkolla komuniste dhe ndikimi i perandorisë komuniste po shtohet cdo ditë. Vendet e Ballkanit nuk kanë hequr dorë plotësisht nga e kaluara e afërt e komunizmit.

Shërbimet sekrete të diktaturës, jo vetëm janë në pozita të ndërthurura me pushtetin po ata cdo ditë thurin si të ardhme të kaluarën diktatorjale. Kemi vende në Ballkan si Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Shqipëria, që simbolet e komunizmit janë në qendër te qyteteve dhe madje dhe në institucione. Kolloj mundë të kontaktosh me simbolet e komunizmit dhe më keq akoma parti politike edhe në pushtet nuk kanë bërë një divorc moral nga e kaluara.

Maqedonia hapi dosjet e sigurimit sekret dhe ligji hyri në fuqi dhe kjo është një pozitë e mirë për një vend demokratik, por problemet etnike vazhdojnë të ndizen dhe shqiptarët e atjeshëm ende trajtohen nga qeveria zyrtare jo me të drejta të plota. Edhe politikanët shqiptarë për interesa pushteti janë të ndarë ndonse mes tyre qëndron ende i nxehtë problem etnik atje.

Në Kosovë, vatra të reja nacionalizmi lindin dhe politika e nacionalizmit estrem ka lëshuar rrenjë edhe në parlament, pasi mbështetës të nacionalizmit kanë arritur të sigurojnë vende e tyre në foltoren e kosovës.

Në Serbi, lobingjet antishqiptare gjerojnë nga Rusia dhe kjo e fundit gradualisht po rifiton pozitat e veta kryesisht në ato vende komuniste dhe vecanrishtë në Ballkan. Kriminelët e luftës që dëbuan, vranë dhe gjymtuan kosovarët janë të lirë dhe në pozita biznesi dhe pushteti. Qeverit e atjeshme nuk kanë vullnetin të integrohen duke lënë në një anë të kaluarën, por vazhdojnë ende të marrin përkrahje në emër të nacionalizmit estrem dhe ndonje rastë primitive.

Edhe Shqipria, ndonse ka luajtur një rol stabiliteti në Ballkanë vazhdon të notojë në ujrat e vjetra tëi sh- diktaturës. Pozitat e ish- agjentve të sigurimit të shtetit, tashmë janë forcuar si në botën e biznesit, ashtu dhe atë të pushtetit. Klanet në kohën e diktaturës që gjeneronin persekucion mes palve dhe ndaj popullit, këto vite të postëdiktaturës janë forcuar dhe rrojnë me besimin se një ditë ata do të mund ta shëndërrojnë shqiprinë një vend ku të zotrojë pakica dhe kjo në një farë mënyre po merr forma të reja zhvillimi.

Sindromi i komunizmit po merrë formë për faktin se në vendet e ballkanit qëndrojnë një paketë problemesh, që sjellin destabilitet dhe në tërsi sëbashku janë vetë problem. Politikanët e së shkuarës kanë arritur të paraqesin si pushtet dy parti të mëdha që demokracia të mos ketë shumë gjasa të zhvillohet e lirë por cdo gjë të përcohet brenda kuadrit të tyre politikë.

Njërëz të klanëve të diktatorit janë zotrues të pushteteve dhe tashmë janë shëndërruar në zotë të pasurive, gjë që bënë të mundur që pasuria dhe pushteti të jenë në dorë të një grupi të vogël njerëzish. Pavarsia e pushteteve në vendet e ballkanit egzistonë vetëm formalisht, duke bërë që pushteti drejtohet nga shumë pak njerëz, dhe vë në rrezik vetë sitemin e drejtësisë ku është dhe garanti i lirive të njerëzve.

Si në rastin e shqipërisë ku sistemi i drejtësisë glonë nga padrejtësia, korrupsioni dhe fatkeqsish titullarët kryesorë, gjyqtarët, prokurorët janë po ata që kanë përsekutuar shqiptarët dhe ekzekutuar ato. Mbi sitemin e drejtsise, qëndronë, gjykata e lartë, gjykata kushtetuse dhe KLD ku vende të tjera të lindjes e kanë shkrirë dhe e kanë shëndërruar në cak kontrolli ndaj gjyqtarve dhe ka treguar se ka funksionuar.

Problemi më madhorë ai i pronave është izoluar me akte nën ligjore duke devijuar të drejtën e titullarve të pronësisë, pra një nga të drejtat themelore, që jo vetëm pëngon biznesin, investimet, invesitoret e huaj, por cungonë një nga vlerat më të mëdha të tregut të lirë, duke bërë që në Shqipri, apo vende të tjera të Ballkanit të mos egzistojë shteresa e mesme, por të kemi një pakicë të pasur dhe një shumicë të varfër. Dhe ky llojë kapitali ka ardhur në duar të politikanve dhe shtetarve nëpërmjet pushtetit dhe korrupsionit, pra në mënyre të pa drejtë.

Në këto vede, korrupsioni është permanent në cdo qelizë të shtetit dhe ai në mënyre të hapur e sfidonë dhe vetë atë pasi nuk ka një strategji për ta luftuar atë.

Një problem tjetër që gjeneron rrezik është shtembërimi i histories dhe nxerrja në pa e të vertetës historike, duke bërë që brezat e rinjë të jënë të pa informuar për historin e errt që kaluan prindrit e tyre në kohën e diktaturës. Heronjtë e vertet rrinë në skuta dhe gradualishtë po mbinjnë heronjë të ri pa pik vlerash dhe kjo është në vetvete një tipare tipik komunist.

E mbi të gjitha këto, qëndronë nacionalizmi primitive ekstrem i cili ushqehet nga politikanë dhe subjekte politike që kohët e fundit ata po prezantojnë në planë të parë në programet e tyre nacionalizmin. Interesant është fakti se si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri të gjithë pseodonacionalistët, apo nacionalistët e shtirur përshkruhen nga filli komunist i të qeni nacionalist.

Nuk duhet ngatrruan ndienia kombetare e atdheut me nacionalizmi demode dhe pikërishtë politikanë “nacionalis” këtë gabojnë. Parë në veshtrimin e shqiptarve Albin Kurti qëndron në një stad më pozitiv nga i ngjashmi i tij, që përpiqet ta imitojë në shqipëri, Spahia. Ky i fundit edhe kur mundohet të kopjoj Kurtin ai e deformon atë dhe madje bie në kufinjtë e ekstremizmit të tepruar. Por edhe Kurti në publikimet e fundit kërkonë kufinjë të rinjë në Ballkanë dhe këtë në emër të bashkimit. Kur citonë të drejtën ndërkomtare duhet patur parasyshë se ka dy bashkime. Ai juridik dhe vullnetar mes popujve dhe nuk mundet në asnjë rast tjetër të pretendoshë për bashkimin e trevave shqiptare, pasi kjo do të ishte precedent i një zinxhiri pa mbarim në tër botën. Kurti kësaj dileme iu përgjigj se pse nuk ndodhi kur u nda Kosova. E drejta nderkomtare veproj në përputhje me ligjin pasi pa që një popull po përplitej në agoni nga represioni dhe dyndja etnik dhe madje provoj kushtet e pastra të një gjenocidi dhe megjithatë u be active kur pa që palët përdorën armet, pasi në një konflik po qe se nuk jane forcat e armatosura e drejta nderkomtare nuk behet active. Ky eshte mekanizmi juridik. Po nëse duhet të besojm Albin Kurtin Apo Kreshnik spahinë duhet të rrime me shkrepse per të djeg flamuj dhe me armë ne dorë për të luftuar njëritjetrin. Ky nuk është bashkimi por fillimi i flijimit.

Problemi më i madh sot është lëvizja e njërëzimit në të gjithë globin dhe këtë përvoj e pati dhe Ballkani në tërsi pas rënies së diktaturës dhe sot shqiptarët janë të kudogjendur në Ballkan, Europë dhe në të gjithë Botën. Dyndja e qytetrimeve vjenë në shqip që nga Sami Frashëri dhe për lexuesit shqiptare nuk është një gjë e re, pasi tani janë dëshmitarë të gjithë se bashkjëtesa mes popujve dhe etnive, është një nga vlerat më të mëdha dhe tashmë nuk ka kthim pas. Këtu qëndron dhe vetë parimi i të drejtës natyrore për një lëvizje të lirë.

Të kërkoshë pozitat e shqiptarve, duke cënuar të drejtën e tjerve ky është një sakrilegj. Citimi Komb, apo kombi im është më i mirë se ai serb, apo të një vendi tjetër është nocion komunist dhe kjo është e njohur për politologet dhe madje dhe nga një gamë e gjerë e intelektualve. Ku në vend të saj duhet kërkuar impenjimi politik për integrim e bashkëjetesë. Pertej këtij standarti egzistonë nacionalizmi egois, që u shërben disa politikanve për të zënë vend në politikë. Apo nacionalizmi ekstremist primitiv, që conë në djegjen e disa flamujve në një treve, apo në një tjetër. Kemi parë flamuj të digjen në Greqi, Maqedoni, Kosove, Serbi, madje edhe ne Mal të Zi.

Pas këtyre flamujve fshihen disa lider fatkeqsisht të rinjë që po përpiqen të bëjnë patriotin.

Interesan është fakti se të gjitha vendet e Ballkanit, që dolën nga lufta dhe diktatura kanë krijuar klimë të favorshme sociale dhe politike për të ushqyer nacionalizmin. Vendet e rajonit janë të mbërthyer nën politikën e shtirur të tranzicionit që sic edhe e kemi përmendur modele të tilla qeverise nuk hase në asnjë kohë. Tranzicioni është stadi i kalimit si në rastin tonë nga një vend diktatorial në një vend demokratik dhe sigurisht kërkon kohën e vet, por nëse ajo zgjat si në rajonin tonë ather do të thotë se kemi probleme serioze për sa i përket të ardhmes.

Prezantimi që i bëjnë nacionalistët, bashkimit të shqiptarve është më shumë ujë për ata që duan një rikthim pas. Bashkimi i shqiptarve do të ndodhe ather kur nuk përben rrezik për të tjerët dhe sigurisht që në të ardhmen vetë ballkani do të këtë kushte të tjera politike, jashtë egoizmit nacionalis, apo nacionalizmit primitive. Vendet ballkanike kanë nevojë të ndertojnë demokracit e tyre, integrimin, garantimin e tregut të lirë. Sot shqiptarët nuk kanë nevoj tua paraqisim flamurin si leckë për të trembur demat, por kanë nevoja jetike, që ta shohin vetën e tyre si cdo europian.

Shqiptarët kanë nevojë për politikanë të rinjë që e shohin të ardhmen si perendimorët në respekt të vlerave dhe lirive të individit, mirëqenjes dhe barazisë në treg, ne garë për punë dhe të meritokracisë. E jo për politika bolshevike e primitive të se shkuarës së afër të diktaturës. Nuk duhet të na marrë me vetë e shkuara, por politikanët tanë të ndërmarrin hapa për dëlirjen e vendit nga mëkataret që vranë shqiptaret, pasi fatkeqsisht si në Shqipëri ashtu dhe në Serbi, ekzekutorët e shqiptarve janë pjësë e politikbërjes dhe e vetë shtetit. Distancimi nga e shkuara do të ishtë vlera e parë e munguar në Shqipëri dhe rrajon dhe ndikimi komunist, apo nacionalizmat do të shuheshin një herë e mirë. Kushtet politike dhe sociale po e ndimojnë nacionalizmin egoist dhe fatkeqsisht në shqipëri mbiu këto kohët e fundit dhe kjo klimë po zgjerohet.

Nga Ilir Vata

 

 

 

 

Lini një koment